Lajme Shqip Friday, 14 October 2011 18:31

Damask – Forcat siriane të sigurisë sot vranë dhjetë njerëz pasi që hapën zjarr ndaj demonstruesve në disa qytete, deklaroi Rami Abdel Rrahman nga Organizata siriane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Rrahman theksoi se shtatë persona e kanë humbur jetën në Dare, ndërsa tre në Damask.

Më shumë mijë sirianë sot dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqje nga presidenti Bashar al Asad, duke u dhënë mbështetje dezerterëve të cilët po përleshen me ithtarët e Asadit në mbarë vendin.

Në të njejtën kohë, komisari i lartë i Kombeve të Bahskuara për të drejtat e njeriut Nejvi Pilaj paralajmëroi se “represioni  i pamëshirshëm” ndaj demonstruesve antiqeveritarë do të mund ta sjellë Sirinë deri në luftë qytetare.