Tripoli – Luftëtarët lojalë të pushtetit të ri libian hynë në Sirt, në vendlindjen e liderit të mposhtur libian Moamer Gadafi.
“Luftëtarët nga Misrata arritën në urën Al-Garbiat në Sirt”, kumtoi Këshilli ushtarak në Misrata.
Mediat perëndimore paraprakisht e transmetuan deklaratën e zëdhënësit të Këshillit kombëtar kalimtar, Xhalal el Galal, se forcat e tyre kanë realizuar “zhvillim të dukshëm” dhe se ndodhen në afërsi të Sirtit.
Deri të dielën, tentimet e kryengritësve libianë, të stacionuar në Misrata janë bllokuar në më shumë se 50 kilometra nga Sirti.
Sirti është një nga bastionet e fundit të Gadafit, bashkë me qytetet Bani Valid dhe Saba.
Friday, 16 September 2011 08:27