Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 08:28

Tripoli – Përfaqësues të Këshillit Kalimtar Kombëtar të Libisë kanë bërë të ditur të mërkurën mbrëma se kanë zënë peng, Mutasim Gadafin, të birin e presidentit të dëbuar, Muamer Gadafit.

Mirëpo, raportet e mediave të ndryshme nga ky vend nuk përputheshin në tërësi.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi përfaqësues të këtij këshilli të kenë njoftuar se Mutasim Gadafi është zënë në vendlindjen e tij-Sirte, për t’u transferuar pastaj në Bengazi ku është marrë në pyetje.

Mutasim Gadafi shërbente si këshilltar për siguri gjatë regjimit të babait të tij.