Londër- Mund të tingëllojë si befasi, por sipas listës më të fundit të “Forbes”, reperi amerikan, Dr. Dre është muzikanti më i paguar në vitin 2012.Vetëm këtë vit Dr. Dre ka fituar një shumë prej 100 milionë dollarëve dhe madje jo vetëm nga muzika e tij, por edhe nga biznesi personal me kufje “Beats by Dre”, që janë një hit i madh në botë.
Në vendin e dytë është një muzikanti tjetër, Roger Waters, nga bendi “Pink Floyd”, i cili ka fituar 88 milionë dollarë ndërsa projekti i tij shumë i suksesshëm, “The Wall”, shumë shpejt do të mund të gjendet në duart e publikut.
Vendi i tretë i takoi veteranit të skenës muzikore, britanikut Elton John, i cili ka fituar 80 milionë dollarë në vitin 2012.
Ndërsa bendi britanik “U2”, i cili vitin e kaluar ka qenë në vendin e parë me fitime sipas listës së lartpërmendur, këtë vit gjenden në pozitën e katërt me 78 milionë dollarë.
Lista e top 25 muzikantëve sipas “Frobes” duket kështu:
1. Dr. Dre – 110 milionë dollarë
2. Roger Waters – 88 milionë dollarë
3. Sir Elton John – 80 milionë dollarë
4. U2 – 78 milionë dollarë
5. Take That – 69 milionë dollarë
6. Bon Jovi – 60 milionë dollarë
7. Britney Spears – 58 milionë dollarë
8. Sir Paul McCartney – 57 milionë dollarë
8. Taylor Swift – 57 milionë dollarë
10. Justin Bieber – 55 milionë dollarë
10. Toby Keith – 55 milionë dollarë
12. Rihanna – 53 milionë dollarë
13. Lady Gaga – 52 milionë dollarë
14. Foo Fighters – 47 milionë dollarë
15. P. Diddy – 45 milionë dollarë
15. Katy Perry – 45 milionë dollarë
17. Kenny Chesney – 44 milionë dollarë
18. Beyonce – 40 milionë dollarë
19. Red Hot Chili Peppers – 39 milionë dollarë
20. Jay-Z – 38 milionë dollarë
21. Coldplay – 37 milionë dollarë
22. Adele – 35 milionë dollarë
22. Kanye West – 35 milionë dollarë
24. Michael Buble – 34 milionë dollarë
25. Sade – 33 milionë dollarë.(LajmeShqip.com)
Friday, 07 December 2012 19:25