Lajme Shqip Saturday, 31 December 2011 17:00

A është e rëndësishme për ju që të keni nje pamje joshëse?

Thonë që gjysma e bukurisë së femrës është tek flokët, dhe në fakt kjo është mëse e vërtetë.

Sekreti i gjithë kësaj është të dukesh sa më shumë natyrale dhe origjinale njëkohësisht.

Hit i vërtetë i këtij sezoni janë ngjyrat e ëmbla. Ngjyra karamel, ngjyra karrotë e ëmbël, por më e preferuara është ngjyra e mjaltit me nuanca.

Për të arritur një ngjyrë sa më origjinale, në fillim mund të aplikohen fijet për flokët e më pas të lyhen flokët me një ngjyrë me të hapur në mënyrë që të neutralizohet ngjyra dhe të japë një efekt mahnitës. (LajmeShqip.com)