Prishtinë– “Ndarja e Kosovës do të ishte një ide shumë e keqe për t’u zbatuar”- deklaroi thënë ambasadori francez në Prishtinë, Jean-François Fitou.
Në një intervistë për “Frankfurter Zeitung”, Fitou theksoi se për zhgjidhjen e çeshtjes së veriut duhet të dëgjohet zëri i popullit.
“Nëse flasim për opsionet e mundshme për veriun, mendoj se është shumë e rëndësishme që të dëgjohet zëri i popullit, e jo të flitet për veriun thua se është në Hënë”, u shpreh Fitou.
Ambasadori Fitou nënvizoi se Franca mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe konsideron se ndarja nuk është një opsion.
Duke folur për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, diplomati francez theksoi nevojën që njerëzit në veri të zbatojnë marrëveshjet e arritura.
“Natyrisht, nëse arrini marrëveshje, atëherë zbatojeni, e nëse nuk doni ta zbatoni, atëherë ju nuk merreni vesh”,- tha Fitou.
Monday, 21 November 2011 19:08