Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 11:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur që Kuvendi të fillojë me punën e tij, pavarësisht pengimit nga ana e deputetëve të opozitës.

Derisa deputetët e opozitës po fishkëllejnë me filikaqa, ata të opozitës kanë filluar me votimin e pikave të rendit të ditës.

Megjithatë provokimet e deputetëve opozitar nuk kanë ndaluar. Raportohet se deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka gjuajtur me ujë në drejtim të deputetëve të pozitës.