Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 10:22

Helsinki – Grupet e deputetëve në Parlamentin finlandez arritën pëlqimin për modelint e ri për financimin e kompanisë radio-televizive shtetërore ILE.

Duke filluar nga viti 2013, parapagesa e tanishme televizive në Finlandë do të zëvendësohet me tatim progresiv.

Ligji i ri do të përcaktojë që: qytetarët finlandezë të cilët fitojnë të paktën 7.800 euro në vit, do të paguajnë një shumë të ulët prej 50 eurosh. Ndërsa ata që kanë të ardhura mesatare 22.000 euro në vit do të paguajnë nga 140 euro pë cdo person.

Tatimi do të paguhet për person, dhe familja me më shumë anëtarë të cilët kanë të ardhura, mund të paguajnë taksë më të lartë në krahasim me shumën e  tanishme për parapagesë televizive në Finlandë, shkruan gazeta ditore finlandeze “Huvudstadsbladet HBL”.