Tiranë – Ministri i Financave, Ridvan Bode, shprehet kundër reformës financiare në universitete, për shkak të mundësive të kufizuara të financave publike. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ishte sh
prehur gjatë Konferencës Kombëtare për Financimin e Universiteteve shpjegoi se, studimi është gati dhe plani i veprimit është dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave.
Sipas tij, studentët do trajtohen me kredi të buta. Fillimisht reforma do të zbatohet vetëm në universitetet shtetërore, që do të kenë autonomi të plotë financiare dhe Universitetet jo publike vetëm në kërkimin shkencor.
Por, kjo skemë e re financimi u kundërshtua nga Ministri i Financës, Ridvan Bode, i cili tha se, kjo skemë nuk përputhet me mundësitë financiare të vendit tonë. Kundër skemës së re të financimit janë shprehur dhe rektorët e universiteteve shtetërore, si dhe senati i Universitetit të Tiranës, të cilët janë kundër dhënies së fondeve publike për universitetet private.
Aktualisht, universitetet publike financohen nga buxheti i shtetit, si dhe mbajnë 90% të të ardhurave dytësore, që grumbullohen nga tarifat e studentëve, ndërsa 10% derdhet në arkën e shtetit. Këto të ardhura përdoren për nevojat emergjente për pajisje nga vetë institucioni. Ndërsa, universitetet jo publike mbahen tërësisht nga tarifat e studentëve. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 October 2011 16:01