Londër – Gazeta britanike “Financial Times” ka shkruar një speciale lidhur me përmendoret masive të projektit “Shkupi 2014” dhe paralajmërimet për dislokimin e tyre nga pjesa qendrore e Shkupit.
Sipas kësaj gazete, kryetari i ri i komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernovski planifikon rrënimin e Portës Maqedonia, që është vendosur në hyrje të sheshit, një projekt që ka kushtuar miliona euro. Në këtë shkrim gjithashtu nënvizohet se Zhernovski ka bërë të ditur mundësinë e dislokimit të një pjese të përmendoreve nëpër qytetet e tjera më të vogla.
Gazetarja e këtij shkrimi, Ketrin Houp ka përshkruar sheshin e Shkupit në versionin e saj, duke siguruar deklarata edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe qytetarë të ndryshëm. “Gabimi më i madh i këtij pushteti ka qenë se përse nuk u bënë konsultat me qytetarët, të cilët në fund paguan këtë projekt”, ka theksuar Zhernovski, i zgjedhur në komunën Qendër pas disa raundeve, si kandidat i opozitës maqedonase, transmeton INA.
Ai ka paralajmëruar se do të angazhoj në revizion ndërkombëtar për të shqyrtuar mjetet që u harxhuan për këtë projekt. Por, Zhernovski pas publikimit të këtij shkrimi mbrëmë ka përgënjeshtruar se do të rrënojë objektin Porta e Maqedonisë.
|
|
Thursday, 25 July 2013 13:09 27 January 2014 15:53
28 November 2013 12:54
9 November 2013 12:24
29 October 2013 23:18
8 October 2013 13:18
7 October 2013 12:37
25 September 2013 11:12
12 September 2013 14:00
29 August 2013 15:46
16 August 2013 13:01