Georgia – Një vogëlushe amerikane 7-vjeçare ka qënë pre e tentativave për rrëmbim në një qëndër tregtare të Walmar,t nga një burrë i panjohur.
Brittney Baxter ishte duke shëtitur në sektorin e lodrave të fëmijëve teksa nëna e saj ndodhej në një sektor tjetër, jo shumë larg prej saj. Teksa Brittney ndodhej vetëm, agresuesi i panjohur e ka rrëmbyer në krahët e tij dhe është përpjekur për ta nxjerrë jashtë ndërtesës duke ja mbyllur gojën me pëllëmbë. Por ai ka hasur në rezistencën e vajzës, e cila e tmerruar ka ulëritur dhe shkelmuar me sa fuqi ka pasur! Falë zhurmës që ajo ka bërë, ai është frikësuar se mos njerëzit e piketonin dhe e ka lëshuar vajzën për t’u larguar menjëherë nga qendra tregtare.
Këtë ngjarje e kanë filmuar kamerat e sigurisë dhe prej këtyre regjistrimeve policia ka mundur që të identifikojë grabitësin dhe të arrestojë Thomas Woods, 25-vjeçar, brënda një ore.
Ky rast fatlumë për këtë vogëlushe është shndërruar në një lajm kryesor për mediat amerikane dhe në një shembull për të gjithë prindërit. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 14 February 2012 11:30