Lajme Shqip Monday, 05 October 2015 10:53

Është edicioni i 30-të i këtij festivali që ka përzgjedhur në selektimin zyrtar edhe filmin “Babai”, që është në kooproduksion mes Kosovës, Maqedonisë, Gjermanisë e Francës

Më 9 tetor do të shfaqet filmi i metrazhit të gjatë “Babai”, me regji të Visar Morinës në një ndër festivalet më të vjetra në Gjermani FilmFest Osnabrück.

Është edicioni i 30-të i këtij festivali që ka përzgjedhur në selektimin zyrtar edhe filmin “Babai”, që është në kooproduksion mes Kosovës, Maqedonisë, Gjermanisë e Francës.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktprët: Val Maloku, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Xhevedet Jashari, Alban Ukaj…, ndërkaq, po këtë film e ka nominuar Kosova për cmimin prestigjioz OSCAR, për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj.