Lajme Shqip Monday, 09 January 2012 15:24

Tiranë- Filmi shqiptar “Amnistia” i Bujar Alimanit do të niset drejt Neë York për t’u shfaqur në kinemanë “The Museum of Modern Art (MoMa)”.

Historia e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme dhe dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë, do të shfaqet në datat 14-20 janar.

Filmi me regji dhe skenar të Bujar Alimanit ka si protagonistë të tij aktorë të njohur si: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj.

Filmi është prodhuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe ka shënuar një rekord për kohën tre mujore të xhirimeve të tij në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec.

Kompania distributore, Global Lens në muajin gusht 2011-të filloi negociatat për blerjen filmit “Amnistia”, pas projeksionit të filmit në Kanada. “Amnistia” ka fituar çmim në Berlinale, në Lisbonë, tre çmime në Leçe, ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, Danimarkë dhe është përzgjedhur si kandidatura e Shqipërisë në “Oscar”.