Uashington – Pjesa zyrtare e zgjedhjes së kandidatit presidencial republikan në zgjedhjet për president të SHBA-së në nëntor fillon sot me votimin në Ajova. Favorit në këtë garë janë ish guvernatori i Masaçusetsit Mit Romni, ish kryetari i Dhomës përfaqësuese Njut Gingriç dhe anëtari i asaj dhome, Ron Poll.
Pakënaqësinë nga situata politike dhe puna e Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë do të tentojnë ta shfrytëzojnë edhe Mishel Bekmen, anëtar i Dhomës përfaqësuese, ish ambasador në Kinë dhe ish guvernator në Juta, Xhon Hantsmen, ish guvernator i Meksikos së Re, Geri Xhonson, guvernatori i Teksasit Rik Peri dhe ish senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum.
Sipas anketave më të reja, Pol në Ajova ka 28 për qind mbështetje, Gingriç 25, Romni 18 ndërsa Perin e mbështesin 11 përqind e votuesve. Në anketën e ABC-News/Washington Post, e zbatuar në nivel kombëtar në duelin me Obamën, Romni do të kishte 46 vota, Gingriç 42 dhe Pol 43.
Paralelisht Partia Demokratike zgjedh kandidat për president, por këto zgjedhje janë formale pasi presidenti aktual Barak Obama konsiderohet si favorit i pakontestuar i brendshëm.
Edhe pse në Ajova zgjidhen vetëm një për qind e delegatëve për konventën kombëtare, këto zgjedhje vlerëson si tregues i parë për favoritin në garën presidenciale.
Pas Ajovas, zgjedhje pasojnë edhe në Nju-Hempshir më 10 janar më pas më 21 janar në Karolinën e Jugut dhe më 31 janar në Florida.
Tuesday, 03 January 2012 15:30