Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 12:35

Fier – Policia e Fierit ka shoqëruar mbrëmjën e së enjtes 4 qytetarë, të cilët manifestuan në tubimin e PS-së.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, mbi të shoqëruarit rëndojnë një sërë akuzash si, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Shkatërrim i rrugëve”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjëshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të trasportit”.

Burimet policore pohojnë se Marjus dhe Andrea Kita, banues në qytetin e Fierit, përkatësisht të moshës 23 dhe 25 vjeç, 24-vjeçari Nelsid Ballanxhi nga qyteti i Patosit dhe 54-vjeçari Hasan Hasanaj nga Fieri, janë ndaluar pasi gjatë tubimit të PS-së kanë bllokuar rrugën në vëndin e quajtur “Vija e Ngjalës”.

“Ata kanë marë një skrap të ndërmarrjes së pastrimit dhe e kanë bllokuar rrugën me pengesa dhe materiale inerte për rreth 4 orë”, thanë burimet policore.