Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 17:42

Fier – Mbi 170 subjekte të agrobiznesit, midis tyre edhe shumë fermerë të vegjël dhe prodhues, prezantuan sot në ditën e dytë të panairit të agrobiznesit, produktet e tyre bujqësore blegtorale.

Zv/ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Teokli Thomai, theksoi në ceremoninë e organizuar me këtë rast se “Qeveria shqiptare është e angazhuar për të mbështetur të gjitha projektet në fushën e prodhimit, përpunimit, tregtisë, eksporteve dhe përmirësimit të jetës së fermereve në të gjithë vendin”.

Kryetari i KASH, Enver Ferizaj, duke shprehur rendësinë e aktivitetit, theksoi se “ky panair është i suksesshëm sepse ka tre palë që përfitojne nga zhvillimi i tij, agrobiznesi dhe konsumatori, por edhe vetë fermerët nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës dhe gjetjes së tregut”.

Garancia e suksesit të këtij panairi, por dhe prodhuesve fierakë, qëndron te produktet natyrale që ekspozohen nga fermerët e qarkut të Fierit, tha Ferizaj, ndersa vlerësoi politikat e qeverisë për financimin dhe subvencionimin e skemave në fermat bujqësore dhe blegtorale.