Havanë – Fidel Kastro, i cili ka qenë presidenti i Kubës nga viti 1959 deri në vitin 2006, hyri në librin e rekordeve Gines si “personi ndaj të cilit më së shpeshti janë kryer tentativa për vrasje”, plot 638 herë, publikoi portali zyrtar kubanez Kubadebate (Cubadebate.com).
“Lideri historik i revolucionit kubanez, Fidel Kastro, është personi ndaj të cilit më së shpeshti janë ndërmarrë tentativa për vrasje, thekson Libri i rekordeve të Ginesit dhe arkivat e CIA-s, porositësit kryesor të atentateve”, thekson portali.
Kubadebate pohon se deri në vitin 2006, kur Fidel Kastro dorëzoi pushtetin, “ka pasur 638 tentativa për vrasjen e tij, pothuajse të gjitha të udhëhequra nga CIA”.
“Për vrasjen u shfrytëzuan metoda të numërta, por të gjitha ishin të pasuksesshme – snajperistë, shpërthim në këpucë, helm në puro, mjet shpërthyes në topin e bejsbollit dhe shumë të tjera”, thekson portali kubanez.
Friday, 16 December 2011 10:20