Nju-Jork- Agjencia për vlerësimin e rejtingut të kredisë “Fiç” deri në fund të muajit mund ta ulë rejtingun e Italisë për dy shkallë, deklaroi sot përfaqësuesi i “Fiç”-it Aleksandro Setepani.
Ai theksoi se ulja e rejtingut të kredisë së Italisë është “njëra nga opsionet e mundshme”.
“Fiç” në muajin dhjetor kumtoi se po vëzhgon gjashtë vende-anëtare të eurozonës – Belgjikën, Spanjën, Slloveninë, Italinë, Irlandën dhe Qipron dhe se rejtingu i tyre do të mund të jetë i ulur.
Raporti i “Fiç”-it me siguri do të përfundojë deri në fund të muajit janar.
Agjencia “Standard ende purs” në ditën e premte e uli rejtingun e Italisë për dy shkallë të BBB plus, si dhe të edhe tetë pa rejtingun më të lartë AAA.
Italia ka debi publike prej 1,9 bilionë euro, që është e barabartë në nivel prej 120 për qind nga bruto prodhimi vendor dhe në mënyrë të dukshme mbi kufirin e BE-së prej 60 për qind.
Italia miratoi një sërë masash për kursime me qëllim që t’i stabilizojë financat publike, por masat për kursime në kombinim me rritjen e ngadalësuar ekonomike e rrisin rrezikun nga recesioni në Itali në vitin 2012.
Wednesday, 18 January 2012 13:51