Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 14:09

SHBA -Në raportin e publikuar “Vendet në Tranzit 2012” për liritë politike dhe qytetare në botë, Maqedonia vlerësohet mesatarisht me notat 3 – 4, në bazë të shkallës së vlerësimit që fillon prej 1 deri në 7. 

Maqedonia më keq radhitet dhe ka vlerësime negative sa i përket lirisë së mediave, duke marrë notën 4,75. Vlerësim negativ ka marrë edhe Qeveria nacionale për punën e saj dhe politikat e udhëhequra. 

Në nivelin e vlerësimit me notën 4 janë sistemi gjyqësor, korrupsioni dhe pushteti vendor, ku gjithashtu këto shifra janë shqetësuese. 

Në fushën e demokracisë gjithashtu nuk ka vlerësime pozitive, duke u radhitur me notën 3.89. Freedom House bën të ditur se në krahasim me vitin e kaluar në Maqedoni nuk është shënuar progres në sistemin e drejtësisë, korrupsionit dhe fushave të tjera, ku janë evidentuar trende negative, ndërsa në lirinë e medias janë evidente shqetësimet më të mëdha. (LajmeShqip.com)