Nga mediat ёshtё komentuar si një përrallë romantike “Mesnatё nё Paris”, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Parisin e viteve ’20, ku interpretojnë Rachel McAdams, Owen Wilson dhe në një rol sekondar Carla Bruni.
Yjet kinematografike qё do të shkelin në tapetin e kuq janё si Brad Pitt dhe Sean Penn, Johnny Depp, Angelina Jolie, Penelope Cruz e shumë të tjerë.
Ndër regjisorët në konkurim renditen Nanni Moretti, Pedro Almodovar, Aki Kaurismaki, Lars Von Trier e Paolo Sorrentino.
Çmimet do të ndahen brenda 22 majit. Kryetari i jurisё do tё jetё Robert De Niro. Pjesёtarë të saj mes të tjerësh do tё jenё Uma Thurman dhe Jude Law.
Në kёtё festival do tё shfaqen 54 filma, 20 prej tё cilёve do tё konkurojnё për Palmën e Artë.
Ndёrsa Palma e Artë për karrierën është vendosur që t’i jepet regjisorit italian Bernardo Bertolucci, çmim që për herë të parë do të jepet në fillim të Festivalit.
Homazh do t’i bëhet regjisorit George Melies, me filmin e tij fantashkencë “Udhëtim në hënë”, i vitit 1902.
Një kujtim i veçantë do t’u dedikohet regjisorëve qё kanё rёnё viktima në vendet e tyre nga shtypja e regjimit. Për këtë rast do të shfaqen filmat e iranianëve Jafar Panahi dhe Mohammad Rasoulof, të dy të dënuar me 6 vjet burg.
Një pritshmëri e lartë pritet për dokumentarin “Vrasje e paligjshme”, realizuar nga aktori Keith Allen, i cili bën një rindërtim të incidentit ku humbi jetën Lady Diana dhe Dodi Al Fayed. Në këtë film shfaqen foto të Princeshës së Wellsit në momentet e fundit të jetës. Dokumentari do të shfaqet në të gjithë botën, përveç Mbretërisë së Bashkuar. Sipas mediave të huaja, babai i Dodi Al Fayed është përpjekur që t’i bllokojë fotot.
Një tjetër dokumentar i pritur është ai që trajton ngritjen në fuqi të presidentit Sarkozy, i titulluar “Triumfi” i Patrick Rotman.
Ndërkohë çështja e sigurisë gjatë festivalit mbetet në vigjilencë të lartë pas vrasjes së Osama Bin Laden. Policia franceze po monitoron gjithçka.
Mes një programi të pasur dhe yjeve shkëlqyese, duket se suksesi do të vazhdojë të shoqërojë edhe këtë edicion të 64-t të Festivalit të Kanës.
Thursday, 12 May 2011 11:09