Lajme Shqip Thursday, 31 May 2012 13:55

Maratonisti më i vjetër në botë do t’i bashkohet më shumë se 27 mijë njerëzve që marrin pjesë në Festivalin e Edinburgut në edicionin e tij të 10-të.

101 vjeçari, Fauja Singh do të marrë pjesë në stafetën e Edinburgut edhe pse ka deklaruar se do të dorëhiqet nga garat që në Prill në këtij viti.

Në festival do të ketë një maratonë të plotë 26 milje, një gjysmë matarone, një 10K, 5K dhe një për gara të vogla. Festivali i Edinburgut është ngjarja më e madhe në Skoci dhe për nga madhësia është e dyta në Londër.

Ndërkohë, atletët më të mirë të botës do të marrin pjesë këtë vit në festival në mes të 30 mijë vrapuesve. Qëkurse maratona filloi në vitin 2003 ajo ka pasur një impakt ekonomik prej më shumë se 25 milionë eurosh për kryeqytetin skocez dhe ka mbledhur më shumë se 30 milionë euro për qindra bamirësi.