Las Vegas – Stacy Ferguson është ‘riprodhuar’ në një nivel tjetër, totalisht të ri. Këngëtarja me sharm e grupit “Black Eyed Peas”, e quajtur shkurt Fergie, ka zbuluar statujën e saj mbrëmë në Madame Tussauds tek Hoteli Venecian.
Ngjashmëria midis Fergiet dhe statujës së saj në këmbë ishte identike. Ajo ka pozuar në mënyrë mjaft të lirshme pranë saj. Të pranishëm gjatë këtij evenimenti ishin edhe bashkëshorti i saj Josh Duhamel dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së saj. Ajo është shprehur:
“Jam shumë e emocionuar. Unë që nuk kam patur as edhe një kukull, tani kam një kukull gjigande si mua! Është e mahnitshme, është një ëndërr. Gjithmonë e kam dashur një gjë të tillë.”
Statuja e Fergiet ka kushtuar 300 mijë dollarë dhe do t’i bashkëngjitet statujave të tjera si Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Barack Obamës në Madame Tussauds. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 September 2011 18:25