Nëse kërkoni të dobësoheni ja ku vjen një këshillë për të gjitha ju: largohuni nga shoqet e shëndosha.
Sipas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Çikagos dhe publikuar në Daily Mail, vajzat janë më të prirura të shtojnë në peshë kur kanë shoqe më të shëndosha se vetja dhe janë më të prirura të dobësohen kur kanë shoqe elegante.
Dr. David Shoham tha se rezultatet do të ndihmojnë në mënyrën e trajtimit të obezitetit tek të rinjtë: “Nuk duhet të trajtojmë adoleshentët si raste të izoluara.”
“Studimi ynë tregon se sa ndikim ka shoqëria tek njerëzit. Sidoqoftë, asnjë studim nuk duhet marrë për bazë 100%,” shton Dr. Shoham.
Wednesday, 11 July 2012 09:05 