Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 14:54

Aktorja Felicity Huffman e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara” është e dëshpëruar që episodi i tyre do të përfundojë shumë shpejtë, por nga njëra anë ka frikë se do të thirren sërish për një seri të nëntë. “Kam frikë se fansat do të duan që të më shohin sërish,” ka thënë ajo.

Por ajo thotë se një serial i nëntë do të përmbënte problem për trashëgiminë e spektaklit.

Felicity 48-vjeçare që luan rolin e Lynette Scavo sqaron: “Në qoftë se do të zgjatej më shumë do të na shikonit të futeshim në burg. Kështu që mua nuk më duket me mënd për ta zgjatur kaq shumë serialin dhe për ta prishur figurën përfaqësuese të Lynettës. Të paktën me mua nuk do të ndodhi. Për kët arsye po planifikoj që mbas këtij edicioni të merrem me biznesin tim, mbase të hap supermarkete dhe stacione gazi.” (LajmeShqip.com)