Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 10:16

Prishtinë-Përfaqësuesi Civil ndërkombëtar, në Kosovë Pieter Feith deklaron se bllokimi i parashikuar i dy pikëkalimeve kufitare nga “Vetëvendosja” nuk do të ndihmojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe as nuk do t’u ndihmojë përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. 

“Kjo nuk është një sjellje e përgjegjshme nga ana e një organizate e cila është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”-ka thënë Feith.

Sipas tij nëse veprimi i Vetëvendosjes realizohet, ai do ta dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, ndërkohë që do të demonstrohet mungesë e respektimit të njërës nga vlerat thelbësore të Europës, që është liria e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve.

“Kosova ka përfituar dobi praktike për qytetarët e saj për shkak të angazhimit të saj konstruktiv në dialogun e ndihmuar nga BE-ja. Këto rezultate rrezikojnë të minohen nga aksioni i Vetëvendosjes”, ka deklaruar Feith.