New York – Sot është publikuar një dokument sekret prej 191 faqesh që e përshkruan themeluesin e ‘Apple’, Steve Jobs, si një të droguar, të pandershëm dhe dorështrënguar me familjarët e tij, i cili humbi jetën pak muaj më parë në një luftë të pashpresë me kancerin.
Dokumenti kushtuar Steven Pol Jobs është cilësuar si më i rëndësishëm dhe më zbavitës se sa biografia e tij zyrtare.
Sipas FBI-së, Jobs ka përdorur lëndë narkotike të forta në vitet 60-70.
“Shumë agjentë e kanë vënë në dyshim integritetin e Jobs. Ishte një burrë i gatshëm të shtrembëronte realitetin dhe të vinte në dyshim të vërtetat për të arritur objektivat e tij. Përveç kësaj, në të kaluarën ai nuk pranoi atësinë e një fëmijë të lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore. Vajza e tij Lisa, e lindur në vitin 1978 u rrit në varfëri, me ndihmë sociale”, shkruhet në dokument.
Në dokumentar citohen edhe përshkrimet e disa prej kolegëve të tij, ku shumica e përshkruanin si një njeri narcizist. Jobs nuk arriti kurrë të diplomohej në fakultet, por ai do të kujtohet gjithnjë si një njeri me vizion mjaft largpamës. (LajmeShqip.com)
Friday, 10 February 2012 09:20