Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 08:26

Prishtinë (PLOTESUAR 16 Janar, 18:30)-Ka përfunduar në kryeqytetin e Kosovës, séanca gjyqësore e rradhës kundër Limaj dhe të tjerëve.

Mbrojtja kërkoi nga gjykata që 47 dëshmitë përfshirë këtu edhe ato të kryeministri Hashim Thaçi apo Bujës, Veselit dhe anëtarëve të tjerë të ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të shpallen të papranueshme.

Marrjen e këtyre dëshmive pas ngritjes së aktakuzës, mbrojtja e konsideron të paligjshëm. Ndërkohë prokuroria ka mbrojtur veprimet e veta.

Vendimi nëse do të pranohen ose jo këto dëshmi, pritet të merret javën e ardhshme.

Në seancë folën edhe vetë ish ministry Fatmir Limaj, i cili kërkoi të hidhen poshtë dëshmitë e kolegëve të tij si dhe dëshmitë e dëshmitarit X.

 ************************

Prishtinë – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj do të paraqitet sërish sot në Gjykatë ku po gjykohet për krime lufte bashkë me nëntë ish-ushtarë të tij nën akuzën për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Ai po gjykohet për herë të dytë në jetën e tij për akuza të ngjashme.

Në këtë seancë do të shqyrtohen disa propozime të palës mbrojtëse e cila po e kundërshton dëshminë e dëshmitarit, Agim Zogaj aias dëshmitari X. Akuza përfaqësohet nga prokurori italian Maorzio Salustro. Bashkë me Limajn janë të akuzuar edhe Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Refi Mazfreku, Arben Krasniqi, Shaban Shala, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhaj.

Salustro i akuzon ata me akuza për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë në vitin 1999 në një burg të UÇK-së. Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku”, akuzohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë të paraburgosur në një kamp në fshatin Kleçkë.

Limaj do të gjykohet bazuar në dëshmitë e Agim Zogajt i cili u gjet i vdekur në shtator në Gjermani ku kishte bërë vetëvrasje. Ai u ka dhënë dëshmi prokurorëve për krime. U ka dorëzuar edhe ditarë me shënime për të burgosurit, vrasjet e disa prej tyre e detaje tjera. Limaj në vitin 2005 ishte shpallur i pafajshëm në Hagë për krime lufte. (LajmeShqip.com