Policia amerikane ka njoftuar se në një aksident që ka ndodhur në autostradën “Taconic State Parkway” në New York , kanë mbetur të vdekur 3 persona, ku mes të vdekurve në aksidentin që janë përfshirë 4 vetura ka mbetur edhe një vajzë shqiptare.
33-vjeçari Nerim Simanoviç ishte duke vozitur drejt veriut me veturën e tij të tipit BMW kur është përplasur në anësoret e rrugës, duke goditur dy vetura të tjera, ka raportuar Departamenti i Policisë në New York, transmeton Indeksonline, raporton “Poighkeepsie Jorunal.”
E vdekur ka mbetur vajza e tij 2-vjeçare Leona, ndërsa gruaja e tij Blerta 22-vjeç dhe vajza tjetër 1-vjeç Lira po trajtohen në Qendrën Mjekësore në Westchester. Simanoviç është poashtu aty, dhe që të tre thuhet të jenë në gjendje stabile.
Automjeti i Simanoviçit ka goditur një veturë të tipit Toyota në anën jugore, duke lënë të vdekur 61-vjeçaren Ledell Mulvaney dhe vajzën e saj 31-vjeçare Katherine Mulvaney. Ato u transportuan në Westchester poashtu, ku edhe u konstatua vdekja e tyre.
Monday, 17 August 2015 16:32