Prishtinë – Përfaqësuesit e familjeve dhe OJQ-ve të të pagjeturve të Kosovës kërkojnë nga kryetari dhe deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos shfuqizojnë rekomandimet dhe votimin për kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Në një komunikatë për opinion përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve dhe OJQ-të njoftojnë publikun se “ se përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve do të protestojnë para Kuvendit te Republikës së Kosovës në përkrahje të deputetëve që e kundërshtojnë ndryshimin dhe votimin e rekomandimeve të votuara
në seancat e fundit të Kuvendit’.
Ata kanë ftuar qytetarët që t’iu bashkohen sot ( më 15 maj), në protestën që do të nisë në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 15 May 2012 07:04