Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 18:14

Tiranë – Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon ka deklaruar se 8 maji do të jetë një test i rëndësishëm për politikën shqiptare. E njohur për kontributin e saj në liberalizimin e vizave dhe mbështetjen që jep për integrimin e kombit shqiptarë në tërësi, Fajon ka deklaruar se i gjithë komuniteti ndërkombëtar do t’i ketë sytë tek Shqipëria më 8 Maj.

“Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë një test për pjekurinë politike të vendit. Është shumë e rëndësishme për të gjitha forcat politike në vend që të tregojnë se këto zgjedhje janë vërtet serioze, që të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I gjithë komuniteti ndërkombëtar do të shohë dhe monitorojë  këto zgjedhje dhe shpresoj që Shqipëria do të tregojë zotësinë e saj duke zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi nuk është vetëm një test për pjekurinë politike por edhe për treguar, se vendi është i angazhuar që të ndjekë reformat e integrimit.

Shqipëria ka hasur shumë probleme në të kauarën dhe sinqerisht shqiptarët nuk e meritojnë këtë. E pyetur për skenarë të mundëshme negative të bojkotit të zgjedhjeve nga opozita shqiptare, Fajon shprehet: “Nuk dua të flas për skenare negative pas zgjedhjeve. Unë pres që secila forcë politike të pranojë rezultatin, që rezultatet të jenë të ndershme dhe që Komuniteti Ndërkombëtar me të gjithë vëzhguesit, duke përfshirë këu edhe Parlamentin Europian të jetë në gjendje që të thonë në fund të zgjedhjeve, se rezultatet janë këto dhe asnjë nuk do ti cënojë ato. Është shumë e rëndësishme për pjekurinë politike të vendit.Sëfundi Fajon shprehet se nuk ka mbetur aspak e zhgënjyer me shqiptarët pas liberalizimit të vizave dhe sjelljen e tyre tejet europiane karshi këtij benefiti.

“Jam e sigurt se kisha të drejtë kur po luftoja për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë dhe së shpejti do të kem në duar edhe provat përkatëse, pasi deri tani nuk kemi lajm negativ për dêmtimin e heqjes së regjimit të vizave nga Shqipëria. Komisioni Europian do të hartojë raportin e saj në qershor dhe shpresoj, që Shqipëria të jetë ndoshta vendi që ka numrin më të vogël  të azilkërkuesve. Ne po përballemi atualisht me një shqetësim të azilëkrkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Këto janë lajme shqetësuese për të gjithë rajonin , pasi po humbasim besimin për atë që luftuam, por siç e thashë më sipër , nga Shqipëria nuk kemi lajme negative, ndaj mund të them, ses autoritetet shqiptare dhe qytetarët shqiptarë kanë provuar që ata mund të jenë të besueshëm dhe partner të mirë”, ka përfunduar eurodeputetja Fajon.