Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 15:34

Prishtinë – Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka thënë se objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë janë në rrezik.

Trashëgimia  kulturore fetare në Kosovë është në një gjendje të rëndë, ka konkluduar raporti i progresit mbi Zonat e Veçanta Mbrojtëse.

Kreu i ICO-së, Piter Feith ka thënë se raporti paraqet një gjendje reale, e cila  kërkon shumë vëmendje dhe përkushtim konkret.

“Ky raport ka disa komente kritike por ato janë tërësisht reale. Kur është fjala për raportin e progresit gjithmonë gjendet një arsye për nervozë, por në këtë rast nuk ka arsye për alarm. Mund të them në realitet se  trashëgimia kulturore fetare është në rrezik dhe nuk është vonë të riparohet dhe shpëtohet”, ka thënë Faith.

Ndërsa ministri i Kulturës, Memli Krasniqi ka thënë se vërejtjet janë serioze dhe se zyrtarët qeveritarë janë të përkushtuar që t’i qasen këtij problemi dhe të riparohen defektet.

Raporti i progresit ka nxjerrë të dhëna tejet negative sa i përket ruajtjes dhe riparimit të objekteve të vjetra të kultit, ndërtimeve pa leje në dhe pëtrreth zonave  të veçanta të mbrojtura si dhe defekte të mëdha në legjislacionin që rregullon çështjen e trashëgimisë kulturore. (LajmeShqip.com)