Një javë pasi Facebook dha lajmin se do të bënte publike aksionet e kompanisë mbërrin lajmi tjetër se rrjeti gjigant social mund të prodhojë një telefon.
Facebook shpreson se do të ketë smartphone-in e tij nga viti i ardhshëm, siç raporton New York Times duke cituar burime anonime në shoqëri që kanë informuar për planet e Facebook.
Facebook ka punësuar tashmë më shumë se një gjysmë duzinë ish-inxhinierësh të Apple të cilët kanë punuar për iPhone. Madje të tilla plane i përforcon edhe intervista e kohëve të fundit ku një ish- inxhinier i iPhone tha se ishte takuar me drejtuesin Mark Zuckerberg i cili e kishte bombarduar atë me pyetje për punët e brendshme të smartphone-ve.
Një zëdhënës i Facebook nuk pranoi të komentojë mbi raportimet e së hënës. Një smartphone i ndërtuar për Facebook mund të lejojë përdoruesit e tij të përdorin më mirë faqen përveç opsioneve normale që ka çdo celular. Ekspertët e teknologjisë kanë nisur komentet e tyre mbi hamendësimin duke thënë se do të përbënte një kërcënim për konkurrentët nëse edhe çmimi do të fiksohej diku tek 150 dollarë.
Tuesday, 29 May 2012 15:09 