Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 10:21

Një vajze i ka mjaftuar të postojë një foto të kursimeve të gjyshes së saj në Facebook, për të vënë në veprim një grup hajdutësh që kanë vënë në shënjestër objektivin, por duke gabuar në destinacionin final.

Në vend të shtëpisë së gjyshes hajdutët kanë shkuar në atë të së ëmës. Ngjarja ka ndodhur në Australi pasi një 17 vjeçare ka vënë një foto të parave të gjyshes, kur vajza e kishte ndihmuar 72 vjeçaren t’i numëronte.

Grabitësit panë imazhet dhe mblodhën të dhëna për vajzën dhe të enjten në mbrëmje burra ta armatosur me thika kanë vënë në shënjestër shtëpinë ku jetonte vajza me të ëmën pa vënë re se fotoja ishte bërë 120 kilometra larg, në Sydney ku jetonte gjyshja. Por pavarësisht se nuk morën paratë banditët kanë marrë disa objekte me vlerë dhe bizhuteri. (PCWorld Albanian)