Lajme Shqip Wednesday, 18 December 2013 19:26

Aktori turk, Kenan Imirzalogu, i njohur në vendin tonë si “Mehmet Kosova” dhe “Ezel”, ka mohuar se ka filluar lidhje dashurie me aktoren e njohur, Cansu Dere, e cila në vendin tonë është e njohur si “Ejshani”, e dashura e Ezelit në serinë me të njëjtin emër.

Ai u ka thënë gazetarëve se me aktoren janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më tepër. “Cansu është një nga mikeshat e mia më të mira dhe ashtu do të mbetet përgjithmonë. Krahas atyre skenave intime, që i kemi xhiruar në bazë të skenarit të filmave, jemi vetëm miq, jashtë asaj që shkruhet në media”, ka theksuar Kenan.

Më pas, ai gazetarëve u ka dhënë informacion edhe mbi serialin e fundit të tij, “Karadayi”. “Të drejtat e transmetimit janë kërkuar edhe në katër shtete, Egjipt, Katar, Arabi Saudite, Shqipëri. Në Liban së shpejti fillon transmetimi, por më parë duhet të nënshkruhen kontratat”, ka thënë Kenan. 

Kenan kulmin e popullaritetit e ka arritur në serinë “Jetë e hidhur”, “Ezel” dhe “Karadayi”./epoka e re/