Prishtinë – “Të njëjtën mbështetje duhet t’ia jepni edhe ju misionit të EULEX-it. Për këtë qëllim jam në Kosovë sot dhe këtë mesazh, për bashkëpunim sa më të ngushtë, do t’jua përcjellë liderëve tuaj”, tha Kethrin Ashton.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton, tha sot në Prishtinë se 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e mbështesin fuqishëm misionin e Eulex-it në Kosovë.
“Sundimi i rednit dhe ligjit është çështja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për qytetarët e saj dhe element kryesor në ambiciet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye jam sot këtu, t’ju falendëroj dhe të kërkoj bashkëpunim të ngushtë me misionin e Eulex-it, dhe për këtë qëllim unë sot do të takoj kryeministrin dhe ministra të Qeverisë së Kosovës.
Friday, 27 May 2011 12:23