Mitrovicë – Vazhdon bllokimi i forcave ndërkombëtare në Kosovë nga ana e grupeve kriminale serbe që kanë përkrahjen e Qeverisë së Beogradit. 
Këto grupe të organizuara kriminale serbe kanë bllokuar në dy vende rrugën me qëllim të parandalimin të qarkullimit të pjestarëve të EULEX-it në veriu.
Rreth 50 persona banor të Zveçanit, kanë bllokuar rrugën në fshatin Doljane, të cilët kanë mbajtur bllokimin e rrugës lokale për qarkullim në drejtim Zveçanit, për mbi 2 orë, pasi serbet kundërshtonin lejimin e lëvizjes së automjeteve të EULEX-it në veri.
Në Doljane, kanë mbërritur edhe dy vetura të KFOR-it, të cilët kanë zhvilluar biseda me personat të cilët bllokonin rrugën. Dy vetura të EULEX-it, janë ndaluar nga grupi i personave të strukturuar, pasi të njëjtët kishin vendosur një numër automjetesh në rrugë si formë e pengesave fizike duke detyruar personelin e EULEX-it të kthehen prapa në drejtim të Zubin Potokut, prej nga edhe kishin ardhur.
Një situatë e ngjashme e vendosjes së bllokadës në rrugë dhe kundërshtimit të lejimit të qarkullimit të veturave të EULEX-it, është regjistruar rreth orës 21:20min, në fshatin Banjska të komunës Zveçan.
Rreth 60 persona besohet të kenë qenë të tubuar në fshatin Banjskë, përkatësisht në kthesën për në fshatin Rudinë, ku një kontingjent i KFOR-it, kishte vendosur një pikë kontrolli. Personat e tubuar në atë zonë, kanë arsyetuar qëndrimin e tyre me moslejimin e kalimit të personelit të EULEX-it.
Pas bisedave të zhvilluara me personat e tubuar, pas orës 21:40min, kontingjenti i KFOR-it, ka liruar pikën në fshatin Banjskë, duke u drejtuar në drejtim të rrugës magjistrale. Bllokimin e rrugëve në veri e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicës.
Zëdhësni i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka theksuar se disa serbë në dy vende kanë bllokuar pjestarët e EULEX-it duke i detyruar ata që të kthehen mbrapsht. Në anën tjetër portali, Lajmeshqip, ka mesuar se zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbis në kanale të mshefta kanë urdhruar strukturat paralele dhe kriminale serb që të vazhdojën bllokimin e forcave ndërkombëtare.
Sipas burimit qëllimi i lëshimit të këti urdhëri nga ana e Qeverisë së Serbisë është që të detrojë bashkësinë ndërkombëtare që të hapë çështjen e veriut duke i dhënë kësaj pjese një status special ku serbët do të kenë një autonomi shumë të zgjeruar me ingerenca shtetërore.
Wednesday, 14 March 2012 16:02