Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë me dije se është lirurar Radisha Vuçiniç, i cili u arrestua një ditë më parë për vrasjen e heroit Enver Zymberi, me pretekstin se nuk ka prova kundër tij.
Një fakt i rëndë i cili hedh hije dyshimi mbi këtë lirim të Vuçiniç është edhe fakti se ai është njohur nga shumë dëshmitarë si fajtor dhe prokurorët kërkuan 30 ditë paraburgim, por sërish gjykatësi së çështjes nuk i ka mjaftuar ky fakt.
Pritet që një tjetër prokuror të bëjë ankesë më mbi këtë veprim të çuditshëm por tashmë Vuçiniç është i lirë.
***************************
Mitrovicë- Grupet kriminale serbe kanë bllokuar një autokolonë të KFOR-it në të cilin gjendeshin edhe dy makina të EULEX-it të premtën në dalje të fshatit Zupç. 
Autokolona e KFOR-it, i kontigjenti gjerman është ndaluar pasi serbët kanë bllokuar rrugën duke kërkuar që qarkullimi i makinave të EULEX-it në këtë pjesë mundë të bëhet vetëm atëherë kur nga arresti lirohet Radisha Vuçininç i cili është arrestuar nën dyshimin se ka marr pjesë në vrasjen e policit të Kosovës Enver Zymberit.
KFOR-i dhe EULEX-i kanë qëenë duke shkuar për në pikën kufitare në Barnjak dhe pas një kohë janë kthyer mbrapa për në Mitrovicë pasi serbët nuk kanë lejuar qarkullim e automjeteve të EULEX-it
****************************
Mitrovicë – Në një komunikatë të përbashkët për media, EULEX dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar më herët për arrestimin e një personi, për të cilin kanë thënë se është arrestuar në lidhje me vrasjen e heroit Enver Zymberi.
Polici i ndjerë, Zymberi u vra në një pritë nga kriminelët serbë gjatë aksionit të qeverisë së Republikës së Kosovës që u ndërmor për kthimin e kontrollit në pikat kufitare në Veri të Kosovës gjatë 25 korrikut 2011.
Portali LajmeShqip.com ka marrë informacione përmes burimeve të veta të besueshme, të cilat bëjnë me dije se personi i arrestuar është Radisha Vuçiniç nga fshati Zupç.
Burimi më tej ka thënë se arrestimi i këtij personi nuk besohet se ka të bëjë me vrasjen e Enver Zymberit, por më shumë mund të jetë për krimet që ky person i ka bërë gjatë vitit 1999 në fshatin e banuar nga shqiptarët në veri të Mitrovicës, Çabër, që është ngjitur me fshatin Zupç.
Fshati Çabër është i banuar tërësisht me shqiptarë dhe gjatë vitit 1999 është djegur dhe të 250 shtëpitë e këtij vendbanimi në atë kohë janë rrafshuar me eskavator.
Në fshatin Çabër në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë të paktën 10 persona, të cilët edhe janë masakruar nga kriminelët serb.
*****************************
Në një komunikatë për media, EULEX ka njoftuar se pas punës së përbashkët hetimore të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, sot Policia e EULEX-it ka arrestuar një individ të
kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, të ndodhur më 26 korrik 2011.
Arrestimi u bë në fshatin Çabër në veri të Kosovës. Momentalisht individi është duke u marrë në pyetje. Hetimi për vrasjen e Enver Zymberit është duke u zhvilluar bashkërisht nga Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it, dhe prokurorët vendorë e ata të EULEX-it.
Thursday, 26 January 2012 18:40