Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 08:55

Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian për Punë të Jashtme i kanë paraqitur Këshillit të ministrave të BE-së rekomandimin për hapjen e kapitullit 35 të negociatave me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok.

Sipas mediave serbe, kështu ka deklaruar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kapitulli 35 ka të bëjë me çështjen e Kosovës.

“U përket shteteve anëtare të marrin në konsideratë performancën e Serbisë dhe të vendosin për hapjen e kapitullit të ri”, ka thënë Mogherini, raporton B92, transmeton Rel.