Tripoli – Luftëtarët e autoriteteve të reja libiane e ndërmorën sot tërësisht qytetin Bani Valid, në 170 km. në juglindje nga Tripoli. Tani për tani Sirt, i cili është në 360 km. në lindje nga Tripoli është qy
teti i vetëm, i cili ende është nën kontroll të forcave të ish liderit të shtetit, Moamer Gadafi.
“Bani Valid tërësisht është liruar dhe rruga tani është e hapur në lindje nga Sirti, në jug nga Sebha dhe në perëndim nga Tripoli”, deklaroi Sejf al Lasi i cili komandon me brigadën e luftëtarëve nga Zlitan, të cilët janë në anën e Këshillit kalimtar kombëtar.
Një komandant tjetër deklaroi se qendra e qytetit është marrë me dy viktima dhe 16 të lënduar në radhët e tyre. Në ndërtesat dhe xhamitë në qytet veçmë është ngritur flamuri i KKK-së.
Monday, 17 October 2011 20:34