Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 18:00

Në princip, pjesa më e madhe e tradhëtive ndodhin për shkak se ne e  lëmë pas dore shumë lidhjen tonë. Sipas statistikave jo zyrtare, ajo që e shtyn një femër drejt tradhtisë është se i mungon kujdesi dhe eksitimi që ka pasur në fillim të lidhjes. Normalisht nuk është shumë e lehtë të kemi një jetë seksuale të zjarrtë pas shumë vitesh bashkëjetese.

Është e vështirë t’i shikosh rrobat e palara të dikujt, fytyrën pa grim, flokët e pa krehura, këmbët e pa depiluara dhe në të njëjtën kohë të ndjehesh i eksituar.
Por, nuk janë vetëm meshkujt ata që mund të ndihen kështu! Edhe femrat po ashtu nervozohen nga qimet pas rrojës nëpër lavaman, banjoja e papastër pas dushit, apo edhe çorapet e pa lara në çdo skutë të shtëpisë… dhe papritmas nisin pakënaqësitë.

Ata duhet t’i kuptojnë këto sinjale dhe të reagojnë, përndryshe gjendja vetëm rëndohet edhe më shumë. Në atë moment që ajo kupton se shokët e tij janë më të rëndësishëm se ajo; se loja e futbollit apo se lajmet janë më interesante se ajo, femra fillon të ndihet e pa dëshiruar dhe ngadalë fillon të bjerë në një lloj depresioni. Fillon të distancohet nga burri emocionalisht dhe pastaj fillon të kërkoj atë kujdes diku tjetër.

Nëse dëshironi që ta ruani dhe freskoni martesën tuaj ose lidhjen, ju duhet edhe më shumë prania fizike, mirëkuptimi, mirësjellja dhe respekti i ndërsjellë. Duhet t’i vëreni sinjalet e “rrezikut”. Dilni së bashku diku për darkë, befasojeni një ditë me një dhuratë, kushtojini rëndësi dhe kujdes asaj çfarë kërkon partneri, bëhuni i sjellshëm, i jepni komplimente kohë pas kohe dhe nëse asaj nuk i pëlqen, dhe nëse ajo vazhdon të sillet në ato forma të njëjta, duhet të filloni të mendoni se si ta rifitoni, si ta kënaqni. Në të kundërt, duhet ta pranoni realitetin se vendi i saj nuk është i dëshiruar dhe i pëlqyer pranë jush. Shpeshherë ndodhë që gjërat të ndryshojnë pas ndonjë nate të mirë apo pas ndonjë marrdhënie që i sillni si befasi, pa e planifikuar. (LajmeShqip.com)