Tiranë – E kishit menduar ndonjëherë Ervin Sinjarin e Big Brother 4 në një aventurë me Najada Konomin, ose ndryshe e njohur si Noçja e BB1?
Një e përbashkët e të dyve është se u bënë të famshëm jo për lojën e tyre garuese, por për historitë e dashurisë të krijuara gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother.
Sigurisht që historitë e tyre të dashurisë brënda shtëpisë kanë përfunduar dhe tani kanë gjetur diçka tjetër, akoma edhe më të përbashkët. Si dy tipa mjaft aventurierë, janë përshtatur mjaft edhe si çift.
Megjithëse janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, nuk i janë fshehur dot paparacit edhe mbas orëve të vona në club “Tokio”, në zonën e ish-bllokut, lokal që menaxhohet nga Olsi, ish i dashuri i Noçes. (LajmeShqip.com)
Sunday, 25 September 2011 11:07