Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 18:38

Ersekë – Në KZAZ nr.31, Ersekë, grupet e numërimit përfunduan numërimin e votave për bashkinë e Leskovikut.

Sipas kryetarit të kësaj KZAZ-je, Ibrahim Osmani, për kandidatin për kryetar bashkie të grupimit politik “Aleanca për Qytetarin”, Fatmir Guda, kanë votuar 1592 zgjedhës dhe për kandidatin për kryetar bashkie të grupimit politik “Aleanca për të Ardhmen”, Sergei Peshtani, kanë votuar 1237 votues.

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Fatmir Guda, fitoi mandatin e dytë me 335 vota më tepër se kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Sergei Peshtani.

Në këtë KZAZ, grupet e numërimit do të numërojnë votat edhe për komunat Qendër Ersekë, Çlirim, Mollas, Barmash, Navoselë dhe komuna Qendër Leskovik, ndërkohë që për bashkinë e Ersekës, numërimi i votave ka përfunduar dhe është shpallur fitues kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ali Laho.

Sipas zëdhënësit të Komisariatit të Policisë të këtij rrethi, numërimi i votave po kryhet sipas ligjit dhe deri tani nuk është shënuar asnjë ankesë ose incident.