Ankara – Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se durimi i tij “ka fund” derisa protestat anti qeveritare kanë hyrë në ditën e dhjetë.
Ai i ka përshkruar demonstruesit si “plaçkitës” dhe ka thënë se edhe po të shikohet në fjalor nuk mund të gjendet një fjalë tjetër për “njerëzit e tillë”.
“Nëse shikoni në fjalor ju nuk do të mund të gjeni një fjalë tjetër për këtë. Ata që shkatërrojnë vendin janë të tillë por edhe ata që mbështesin të tillët janë të një familjeje”, ka thënë Erdogan.
“Ne kemi durim, por durimi ynë ka një limit”, ka thënë kryeministri turk, transmeton BBC deklaratën e Erdoganit, bërë të dielën para mbështetësve të tij.
Monday, 10 June 2013 00:14