Nju Jork – Harrojini përpjekjet tuaja për të fshehur vitet me botoks ose me trajtime të tjera për rinim, pasi njerëzit që kanë shqisë të mirë të nuhatjes nuk do të kenë asnjë problem për ta zbuluar moshën tuaj.
Sipas një studimi të bërë njerëzit që kanë shqisë të mirë të nuhatjes, shumë lehtë mund të dallojnë nëse bëhet fjalë për person më të ri apo më të vjetër vetëm në bazë të aromës, shkruan Daily Mail.
Ndryshe nga mendimi i përgjithshëm që kanë njerëzit, aroma trupore që kanë personat më në moshë nuk është vlerësuar aspak si e pakëndshme. Madje, aroma e trupave të tyre në dallim nga grup-moshat e tjera është më pak intensive, kanë vërtetuar vullnetarët.
Shkencëtarët kanë mbledhur erërat e njerëzve të ndarë në tri grupe të bazë të viteve. Një grup e kanë përbërë njerëzit prej 20 deri 30 vjeç, të dytin të moshës prej 45 deri 55, ndërsa të tretin prej 75 deri 95. Atyre u është kërkuar që të flenë pesë net me bluzën e njëjtë, e cila më vonë është ruajtur në një kavanoz.
Më pas vullnetarët me shqisë të mirë të nuhatjes, në bazë të aromës janë testuar për të parë nëse mund të dallonin se për cilën grup-moshë bëhej fjalë.
Friday, 15 June 2012 10:05 