Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 14:28

Tiranë – Shqipëria ka ngritur sistemin alert, si të gjitha vendet e tjera të Europës, për mos përhapjen e bakterit escherichia coli. Ky bakter është përhapur nëpërmjet trangujve të eksportuar nga Spanja, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, qetëësoi sot opinionin në Shqipëri dhe tha se vendi ynë nuk importon fruta – perime nga Spanja dhe as nga vendet ku është përhapur kjo epidemi.

Sipas tij, ky është një lloj tjetër bakteri nga ai që ndodhet në trupin e njeriut dhe më të riskuar janë pacientët që kanë sëmundje kronike, moshat e treta dhe fëmijët. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë këshillon që të mos neglizhohet në larjen e fruta-perimeve, si dhe perimet të ziihen në mbi 70 gradë. Përhapja e bakterit është shumë e shpejtë dhe brenda javës në Europë numri të prekurve u rrit nga 270 në 1 200 pacientë.