Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 13:42

Uashington- Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorduhet të bëhen anëtarë të BE-së dhe NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të përkrahin këtë proces, e konsiderojnë kongresistë amerikan.

Duke folur në konferencën “Ballkani Perëndimor dhe Samiti i NATO-s 2012” në Uashington, kongresisti amerikan, Eliot Engël tha se të gjitha vendet e rajonit duhet të hyjnë në BE dhe NATO, por se Serbia nuk duhet të lejohet të hyjë para Kosovës, në mënyrë që mos ta bllokojë hyrjen e saj.

“Sa më shpejt që Beogradi ta kuptojnë se ndarja e Kosovës nuk është e mundshme, ne do të kemi paqe atje,” tha Engel.

 Ai ka shtuar se forcat amerikane nuk duhet të tërhiqen nga Kosova, dhe nuk duhet ta mbyllin kampin Bondsteel, por ta rrisin praninë aty, tash pas largimit nga Iraku.

Edhe kongresisti tjetër Chris Smith, tha se problemet në Kosovë dhe Bosnjë tregojnë se Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet të vazhdojë të jetë e pranishme në rajon.

Ai shtoi se ushtarët amerikanë kanë marrë pjesë në vendosjen e paqes në Kosovë dhe Bosnje dhe tani anëtarësimi i vendeve të rajonit në NATO është çelës për zgjidhjen e problemit. (LajmeShqip.com)