Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 10:00

Prishtinë-Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, priti sot Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, rezident  në Ankara, Khalid Khalifa Al Mualla, me të cilin diskutoi rreth mundësive të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Sipas ministrisë kosovare, Al Mualla e njoftoi ministrin Beqaj se është i interesuar të organizojë një forum biznesi mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrin pjesë kompani nga të dy vendet, për çka ministri Beqaj është shprehur i gatshëm të ofrojë mbështetjen për këtë dhe nismat tjera për bashkëpunim ekonomik.

Me këtë rast, ministri Beqaj ka theksuar prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe e njohu delegacionin e EBA-së me projektet që janë duke u realizuar dhe ato që pritet të realizohen në të ardhmen, kryesisht në sektorët e energjisë, minierave dhe telekomunikacionit. (LajmeShqip.com)