Lajme Shqip Saturday, 04 May 2013 11:07

Emeli Sande duket krejtësisht e panjohur në disa foto që janë publikuar para se ylli i këngës ‘Clown’ të bëhej e famshme në vitin 2012.

Këngëtarja dhe kompozitorja skoceze u bë një nga të preferuarat vitin e kaluar, pas publikimit të albumit të saj ‘Our Version Of Events’.
Megjithatë, këtë javë janë publikuar foto të reja të këngëtares dhe kompozitorës ku ajo duket mjaft sportive, ka flokë të mëdha kaçurrela dhe ku shihet plotësishtë që ajo foto është bërë para se Sande të bëhej një këngëtare e famshme solo.