Lajme Shqip Friday, 25 May 2012 13:00

Londër – Këngëtari britanik Elton John është shtruar me urgjencë në një spital në Los Anxhelos për shkak të një infeksioni të rëndë në rrugët e frymëmarrjes.

Kështu citohet në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit.

John, 65 vjeç është sëmurur gjatë fundjavës, teksa ndodhej atje për një performancë në Las Vegas.

Si rezultat i sëmundjes ai ka anuluar tre shfaqje të planifikuara për në Las Vegas.