Aktorja shqiptare, Eliza Dushku është nxjerr jashtë nga Hoteli ne Pensilvani, sepse supozohet qe djemtë e “One Direction” donin të gjithë katin e hotelit për vete.
One Direction ka qëndruar të premten në një hotel të Pensilavanisë me rastin e turit të tyre “On the road again” pikërisht në vendin që Eliza ka vendosur për të qëndruar.
Më pas ajo është detyruar të lërë dhomën e saj duke u zhvendosur në një hotel tjetër, transmeton Telegrafi.
Duke u referuar me këngën e re të 1D “Drag me Down”, Eliza ka postuar një foto te valixheve të saj ku shkruan ”#DragMeDown (më tërhiq poshtë), One Direction mos u shqëtsoni, ishte aq mirë të dilja jashtë dhomës time të hotelit saqë mund ta mbani te gjithë katin për vete, aty ku unë kam qëndruar për dy muaj. Më mori dy orë kohë para punës” thotë ajo.
Edhe pse nuk i dihet se ç’projekt ajo po filmon atje apo edhe kush e ka urdhëruar që të ndryshoj dhomën e saj.
One Direction do të zhvillojë disa koncerte në javët e ardhshme në lindje të Radherfordit (Rutherford) dhe në Baltimore pas një pushimi dhjetë ditor.
Tuesday, 04 August 2015 10:12 
